Teknologji

Atlasi i parë 3D i Rrugës së Qumështit


Atlasi i parë 3D i Rrugës së Qumështit

Shkencëtarët e astronomisë, sapo kanë krijuar hartën e parë 3D (3-dimensionale) më të hollësishme të galaksisë tonë.

Harta është themeluar mbi bazën e të dhënave të marra nga teleskopi Gaia  i Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), i pozicionuar në një distancë prej 1.5 milionë km larg Tokës.

Gaia ka vëzhguar hapësirën që nga viti 2013 dhe me të dhënat që ka grumbulluar, do t’i japi mundësinë shkencëtarëve se si konkretisht, 4.5 miliardë vjet më parë është formuar sistemi ynë diellor.

Atlasi 3D përfshin vendndodhjen, mënyra e lëvizjes, shkëlqimin dhe ngjyrën e 2 miliardë yjeve të njohur brenda galaksisë tonë. Për më tepër, astronomët janë në gjendje të hartojnë edhe galaktikat fqinje të Rrugës së Qumështit (galaksia ku ndodhet planeti jonë).

Duke analizuar imtësisht lëndën yjore 13.5 miliardë vjeçare me të cilën është e përbërë Rruga e Qumështit, shkencëtarët arritën të hartonin madhësinë dhe përbërjen e galaksisë siç ajo kish qenë 10 miliardë vjet më parë.

Studimët e kryera deri më tani mbi hartën 3D, kanë konfirmuar besimin e vjetër të përshpejtimit orbital të sistemit tonë diellor. Ai po leviz me afro shtatë milimetra për sekond akoma dhe më afër qendrës së galaktikës.

Skajet e jashtme të Rrugës së Qumështit, njihen si “anticenter” (kundër-qendër) i galaktikës. Veç luhatjeve të konsiderueshme në brendësinë e përbërjes së galaktikës, prej levizjes së këtyre yjeve që orbitojnë në anticenter, të dhëna të mëtejshme kanë zbuluar se Rruga e Qumështit thuajse është përplasur me një galaksi fqinje, e njohur si Shigjetari.

Ndonëse ato të dy i shpwtuan pwrplasjes, afrimi i tyre qe i mjaftueshëm për të çrregulluar disa yje të cepave të Shigjetarit nga këmbimet gravitacionale midis tyre.

ESA, tashmë është e sigurt se Rruga e Qumështit është drejt konsumit të Shigjetarit.

Në total, Gaia ka hartuar 92 përqind të trupave qiellorë brenda 326 viteve dritë të Diellit tonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore