Lajme

ATK tejkalon pritshmëritë e të hyrave për 18% më shumë


Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj

Pavarësisht se viti 2021, pason nga një vit i rëndë ekonomik për shkak të pandemisë, ATK lëvdohet se ka arritur të përmbushë pritshmëritë e tyre, bile edhe ti tejkaloj ato.

Sipas Drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, në periudhën janar – qershor të këtij viti, Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që të tejkaloj realizimin e planit të buxhetit për 18%.

“Janar-qershor ATK-ka ka arritur rekord në realizimin e planit në ligjin e buxhetit duke tejkaluar 18% në raport me planin. Janar-qershor kemi arritur të hyra tatimor 293 milionë dhe kontribute 100 milionë euro. Në vitin 2020 ka pasur rënie dhe kanë qenë 216 milionë euro”.

Kontribuesi kryesorë i këtyre të hyrave, sipas zyrtarëve të ATK-së, vazhdon të jetë tatimi i vlerës së shtuar (TVSH) “Indikator që është i ndërlidhur është edhe qarkullimi ku në vitin 2021 ka arritur 4.9 milionë euro”, ka shtuar në detaje Murtezaj.

Por i gjithë ky sukses, sipas Murtezajt nuk kaluar pa sfida.

“Për ATK pjesa e parë e vitit 2021 ishte me shumë sfida dhanë zhvilluar një mori aktivitetesh. Gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe ofrimi i lehtësirave për tatimpaguesit. ATK-ka krahasuar me raportin e vitit 2018 është në vendin e parë në raport me vendet e Ballkanit. Aktivitet e ATK janë të hyrat, borxhet”, ka thënë Murtezaj.

Këto prezantime të sukseseve, Murtezaj i bëri në një konferencë për medie, ku ndër të tjera tha se “në vitin 2019 ishte viti i kthesës, por në vitin 2020 u detyruam që të kenë tolerancë në menaxhim të borxheve”.

Bashkëpunimi me Policinë dhe Prokurorinë është punë pakrahasimisht e suksesshme në luftë kundër informalitetit.

“Poashtu kemi edhe hetimet tatimore që funksionon me Prokurorinë dhe Policinë dhe në këtë drejtim objektiv i tyre është të luftohen informalitetit. Pjesë tjetër është zhvillimi i planit strategjik ku do ta kemi planin 2021-2025, përmbushja e objektivave me planin vjetor të punës, modernizimi i ATK, implementimi i planit afatmesëm”.

Murtezaj ka thënë se “Si rezultat i vendimit të Qeverisë është arritur të paguhen 22.4 milionë euro dhe të falen 8 milionë euro. Ne kemi parim kryesor mbledhjen e borxheve dhe të arrihet të inkasohen të hyrat. Vazhdimisht jemi detyruar të aplikojmë që të luftojmë informalitetin”.

Po ashtu ai ka përmendur edhe synimet për pasqyrat financiare që lidhen me sistemin bankar.

“Synim i joni është që këto pasqyra financiare të lidhet me sistemin bankar. Pjesë tjetër e reformave është edhe funksioni i rimbursimit të TVSh e cila ka pasur qëllim t’i reformojë indikator. Nga një numër i indikatorëve kemi vetëm 6. Mesatarja e gjitha kërkesave është arritur të realizohet janë 21.6 në ditë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore