Shqipëria

Atentati në Laç, çështja i kalon SPAK-ut


Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë në dorë çështjen e atentatit te Milotit, ku mbeti i vrarë Klisman Preci dhe u plagos Ylli Brahimi.

Prokuroria e Kurbinit e klasifikoi atë si një atentat të kryer nga një grup kriminal, bën me dije gazetarja Klodiana Lala.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Laçit më 22 korrik.

Brahimi është një person me precedentë penal. Ata janë emra të dëgjuar për Policinë dhe u kanë shpëtuar disa atentateve.

Viktima dhe i plagosuri janë qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Brahimi u tentua të ekzekutohej nga dy persona më 13 janar të vitit 2021 në qendër të Milotit.

Sa i përket Prençit, ndaj tij dhe kushëririt të tij ndodhi një atentat ndodhi më maj të këtij viti në zonën e Lezhës.

Policia po heton si arsye të mundshme të atentatit pistat e hakmarrjes, lidhjet me krimin, apo të prishjes së pazareve të drogës.

Tronditet Laçi, të shtëna me armë zjarri një i vdekur

Krimi i druhet krimit, jo Policisë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore