Sport

Atalanta në finale të kupës së Italisë


Juventus-it në finalen e kupës së Italisë për vitin 2021 do i bashkohet skuadra nga Bergamo, Atalanta.

Skuadra që po bënë mrekulli tash e afro katër vite me buxhet minimal, tani synon edhe trofe.

Skuadër e bukur, direkte dhe me futboll fenomenal, Atalanta neutralizoi tërësisht Napoli-n në ndeshjen e kthimit për gjysëmfinalen e kupës së Italisë.

U nevojitën vetëm 16 minuta që të përzgjedhurit e Gasperini-t të gjenin epërsi të dyfishtë.

I pari shënoi Duvan Zapata në minutën e 10-të.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, njeriu i momentit për bergamaskët, Matteo Pessina shënoi për 2-0.

Pjesa parë përfundoi me këtë rezultat.

Vetëm shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, meksikani Hirving Lozano e hapi ndeshjen duke shënuar për 2-1.

Në momentin më të mirë të Napoli-t, në skenë u ngjit përsëri Matteo Pessina.

Italiani 23 vjeçar shënoi për 3-1 duke siguruar kështu kalimin e Atalanta-s në finale.

Finalja mes Atalanta-s dhe Juventus-it, do të luhet më 19 maj në “Olimpico”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore