Pasi transferoi Cristian Romero-n nga Juventus-i, lojtar të cilin e kishte të huazuar prej një viti, klubi i Atalanta-s ka nisur kontaktet përsëri me bardhezinjtë për dy mbrojtës të tjerë, raporton e përditshmja torineze “Tuttosport”.
Gian Piero Gasperini synon të sjellë në “Gewiss Stadium”, turkun Merih Demiral dhe italianin Gianluca Frabotta.
Frabotta është në bisedime më të avancuara dhe marrëveshja pritet të mbyllet së shpejti, ndërsa për Demiral, situata është paksa më e komplikuar.
Juventus-i kërkon rreth 40 milionë euro për qendërmbrojtësin, për të cilin ka interes nga disa klube, përfshirë edhe ato nga Premier League.
Atalanta e sheh Demiral-in si zëvendësuesin ideal të Romero-s që pritet të largohet në drejtim të Premier League, te skuadra e Tottenham-it.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Hajnia multi-milionëshe e Liburn Aliut dhe Naser Hafizit
-
MPB: 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar nga Serbia, 5 ende janë në mbajtje
-
Izraeli kishte vendosur të godiste Iranin të hënën, por më pas u tërhoq
-
Shqipëria tashmë jashtë listës së vendeve në monitorim nga KiE, pas 29 vitesh