Futboll

Atalanta 1-3 Lazio/Gasperini: “Nuk jam zhgënjyer”


Gian Piero Gasperini jo shumë i zhgënjyer pas humbjes në shtëpi kundër Lazio-s.

“Goli i hapjes (3’) ndryshoi lojën duke i dhënë Lazio-s një shans për të luajtur në hapësira – thotë ai – nuk jam zhgënjyer me lojën e sotme sepse ekipi ka treguar se është në gjendje të mirë. Ne e rihapëm ndeshjen, por për fat të keq pësuam disa gola idiote. Ishte një nga ato lojëra ku vendosën episodet, por Atalanta nuk më shqetësoi”, është shprehur Gasperini në konferencën e pas-ndeshjes.

Një ndeshje krejt ndryshe nga ajo e të mërkurës së kaluar në Kupën e Italisë: “Të mërkurën e kaluar me 10 lojtarë arritëm të shënonim gola dhe pastaj të mbylleshim në mbrojtje për të ruajtur rezultatin – vazhdon ai – Sot na u desh të rikuperoheshim, krijuam; besuam në të edhe sepse kishim më shumë energji se Lazio”.

Në fund të ndeshjes kishte pak nervozizëm: “Jo nga ana jonë, por nga ana e tyre” – thotë ai duke përfunduar – “Ata kanë humbur pothuajse gjithmonë në ndeshjet e fundit me ne, kishte disa skorje të mbetura nga Kupa e Italisë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore