Pajisje

ASUS Zenbook 17 Fold OLED: Një laptop 17″ në një çantë 12″


Asus prezantoi Zenbook 17 Fold OLED në fillim të këtij viti në CES, dhe tani pajisja ka bërë debutimin e saj zyrtar në IFA.

Zenbook 17 Fold OLED është një pajisje hibride e palosshme që mund të përdoret si laptop apo tablet, ka një ekran OLED 17.3 inç me rezolucion 2560 x 1920 piksele dhe format 4:3, ndërsa ndriçimi maksimal është 500 nit. Kur hapet plotësisht, pajisja mund të qëndrojë në bazën e saj dhe të shërbejë si monitor, i cili është një kombinim i mirë për të punuar në zyrë. Ekziston edhe një tastierë Bluetooth.

Ata që preferojnë një tabletë, Zenbook 17 Fold OLED gjithashtu mund të jetë një zgjidhje, megjithëse në 17.3 inç është mjaft i madh.

Pajisja përdor sistemin operativ Windows 11 dhe mundësohet nga një procesor Intel i7-1250U i kombinuar me 16 GB RAM LPDDR5. Është platforma hibride e gjeneratës së 12-të të Intel-it dhe grafika trajtohet nga njësia GPU e Intel Iris Xe. Në dispozicion të përdoruesit është 1 TB memorie SSD M.2 NVMe PCIe 4.0, e cila është më e reja dhe më e shpejta në treg.

Zenbook 17 Fold OLED është i pajisur me dy porte USB-C Thunderbolt 4 që mbështesin funksionin e karikimit 65W dhe lidhjes me ekranin, si dhe ka një fole kufjesh 3,5 mm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore