Bota

AstraZeneca, pro planit të BE-së, për shpërndarjen e vaksinave


Shefi ekzekutiv i kompanisë AstraZeneca, Pascal Soriot, ka mbrojtur shpërndarjen e vaksinës së coronavirusit në Bashkimin Evropian (BE). Pas tensioneve me vendet anëtare, për vonesat në furnizim.

Soriot, deklaroi se ekipi i tij po punonte 24/7 orë, për të rregulluar shumë çështje të prodhimit të vaksinës.

Ai, tha se prodhimi ishte, dy muaj mbrapa, aty, ku ata do të donin të ishin.

Sipas tij, vendimi i vonë i BE-së, për të nënshkruar kontratën më AstraZeneca-n, i kishte dhënë kohë të kufizuar, për të zgjidhur ngërcin me furnizimet e vaksinës.

Soriot, shtoi se prodhimi me vonesë i vaksinave, ka të bëjë me një problem të një firme në Belgjikë dhe Holandë.

“Ju e dini, nëse dorëzojmë në shkurt atë që po planifikojmë të dorëzojmë, nuk është një vëllim i vogël. Ne jemi duke planifikuar të shpërndajmë miliona doza në Evropë, nuk është e vogël.”

Soriot, gjithashtu, tha se AstraZeneca ishte duke punuar, për një vaksinë të re me Universitetin e Oxford-it. Pasi, ekspertët kanë paralajmëruar, se varianti i Afrikës së Jugut, mund të dëmtojë efektivitetin e vaksinave aktuale.

Vaksina AstraZeneca, po përdoret tashmë nga Mbretëria e Bashkuar, por nuk është miratuar ende nga BE-ja. Megjithëse Agjencia Evropiane e Barnave, pritet t’i japë dritën jeshile në fund të këtij muaji.

BE-ja, nënshkroi një marrëveshje në gusht për 300 milionë doza. Pasi, kishte shpresuar që, pasi të jepej miratimi, dorëzimi do të fillonte menjëherë, me rreth 80 milionë doza. Për të mbërritur në 27 vendet andëtarre të BE-së, deri në mars.

BE-ja, ka porositur 600 milionë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech, e cila tashmë po implementohet tek pacientët.

Por, kompania Pfizer-BioNTech, tha javën e kaluar se do t’i vonojë dërgesat e vaksinave, në javët e ardhshme. Kjo, për shkak të punës, për të rritur kapacitetin, në fabrikën e saj në Belgjikë.

Për shkak të vonesave, BE-ja ka deklaruar se do të kufizojë eksportet me vaksina në vendet anëtare të saj.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se “Evropa investoi miliarda euro për të ndihmuar zhvillimin e vaksinave anti-Covid. Dhe tani, kompanitë duhet të respektojnë detyrimet ndaj tyre”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore