Lajme

“AstraZeneca” do të prodhojë vaksina në Japoni


AstraZeneca ka marrë vendim për të prodhuar vaksinën COVID në Japoni.

Zëdhënësit e qeverisë japoneze thonë se AstraZeneca do të prodhojë më shumë se 90 milionë doza të vaksinës coronavirus në vend.

Kompania britanike i konfirmoi ministrisë së shëndetësisë së Japonisë se do të bëjë pjesën më të madhe të vaksinave brenda vendit aziatik. Lajmin e bëri të ditur sekretari i kabinetit kryesor, Katsunobu Kato.

“Ne besojmë se është shumë e rëndësishme të jemi në gjendje të prodhojmë vaksinat brenda vendit”.

Qeveria japoneze ka në plan të fillojë vaksinimin e popullsisë së saj në fund të shkurtit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore