Sport

Aston Villa nuk ndalet, tani kërkon përforcime te Juventus-i


Klubi anglez, Aston Villa, është duke qëndruar mjaft aktive në këtë afat kalimtar dimëror.

Pasi siguruan shërbimet e Philippe Coutinho-s dhe Lucas Digne-s, tani klubi anglez është vënë në kërkim të një tjetër mesfushori dhe ai është futbollisti i Juventus-it, Rodrigo Bentancur.

Sipas asaj që bënë të ditur “BBC”, Bentancur pëlqehet shumë nga trajneri i Villa-s, Steven Gerrard, i cili u ka thënë drejtuesve të klubit që të bëjnë ofertë te skuadra nga Torino.

Mesfushori uruguaian këtë sezon është njëri ndër futbollistët kryesorë të trajnerit të bardhezinjëve Allegri-t, ku deri më tani ka zhvilluar 26 ndeshje në të gjitha garat.

24 vjeçari është pjesë e Juventus-it që nga vera e vitit 2017, kur u transferua nga Boca Juniors për shumën e 15 milionë eurove.

Sipas “transfermarkt” vlera në treg e Rodrigo Bentancur llogaritet të jetë 25 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore