Jetesë & Stil

Asos blen Topshop-in


Kompania online e rrobave Asos është pronari më i ri i Topshop-it dhe markave të Philip Green. Ky vendim erdhi pas një marrëveshje prej 330 milionë paundësh.

Marrëveshja përfshinë edhe disa marka të tjera siç është ajo e Topman apo HIIT.

Asos operon vetëm në internet dhe nuk ka rënë dakord që të blejë dyqanet e markave, në këtë mënyrë ai ka vënë në rrezik punën e 2 mijë e 500 punëtorëve.

Ky nuk është problemi i vetëm pasi edhe puna e magazinave dhe zyrave qendrore vendosen në rrezik.

Vetëm 300 punonjës të zyrës qendrore do të kursehen si pjesë e marrëveshjes së Asos, për të ndihmuar në krijimin, partneritetin e blerjeve.

Agjencia e lajmeve The Guardian raportoi se vetëm Topshop ka të punësuar 4 mijë e 792 njerëz.

Marrëveshja nuk përfshin asnjë nga depot e Arcadia-s ose qendrën e shpërndarjes së saj.

Administratorët në Deloitte i kanë kërkuar Asos të marrë në konsideratë mbajtjen hapur të dyqanit kryesor Oxford Street të Topshop.

Marrëveshja i çoi aksionet e Asos gati 7% të hënën.

Ndërkohë, punëtorët e prekur komentuan në Twitter, duke thënë se ata kishin punuar për Topshop për dy vjet, por që menaxheri i tyre tani e ka marrë vesh se punët e tyre ishin në rrezik përmes raporteve të lajmeve të hënën.

Grupi online Boohoo konfirmoi javën e kaluar se kishte hyrë në bisedime ekskluzive për të blerë tre markat e fundit Arcadia: Wallis, Dorothy Perkins dhe Burton.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore