Lajme

“Asociacioni parakusht për normalizim”, thotë Valrhelyi pas takimit me Kurtin dhe Rakiç-in


Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, pas takimeve me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç, ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe “është parakusht për normalizim dhe progres në rrugën e Kosovës drejt BE-së”.

“Diskutim i hapur me kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi dhe anëtarët e kabinetit për progresin e Kosovës në rrugën drejt BE-së. BE-ja po ofron mbështetje të madhe për zhvillimin ekonomik të lidhur me zbatimin e mëtejshëm të reformave dhe zbatimin e marrëveshjes së dialogut, duke përfshirë Asociacionin”, ka shkruar ai në Twitter pas takimit me Kurtin.

Image

Se duhet të themelohet Asociacioni, Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian e ka thënë edhe në takimin me kryetarin e Listës Serbe – të cilët vazhdimisht e kërkojnë që të themelohet ky mekanizëm –  Goran Rakiç, në Mitrovicën e Veriut.

“U takova me Presidentin e Listës Serbe, Goran Rakiç në Mitrovicën e Veriut dhe diskutuan mbështetjen e BE-së për rajonin. Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është parakusht për normalizim dhe progres në rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Varhelyi në rrjetin social Twitter pas takimit me Rakiç-in.

Image

Ndërsa, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Komisionerin për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka theksuar se me këtë të fundit ka diskutuar për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Është mirë të mirëpres Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi. Diskutuam përparimin e rëndësishëm të Kosovës drejt integrimit në BE. Ky progres do të forcohet përmes iniciativave të reja si Programi për Çështjet e Brendshme BE-Kosovë, i cili do të ndihmojë në luftimin e korrupsionit”, shkroi Kurti në Twitter.

Kurti pas takimit me Varhely-in: Diskutuam për përparimin Kosovës drejt integrimit në BE

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore