Lajme

“Asnjë vend në Evropë nuk mund të ndihet i sigurt kur bëhet fjalë për Putin-in”


Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, paralajmëroi se asnjë vend në Evropë “nuk mund të ndihet i sigurt kur bëhej fjalë për presidentin rus Vladimir Putin”. Kjo deklaratë erdhi pasi agresioni rus në Ukrainë hyri në ditën e tij të gjashtë.

“Asnjë vend në Bashkimin Evropian, në Evropë nuk mund të ndihet i sigurt tani. Po, Ukraina është objektivi numër një, por nëse ne nuk mund ta mbështesim Ukrainën, nëse Ukraina do të bjerë – sigurohuni që ne do të jemi të radhës, se Rusia do të mbërrijë në dyert tona”, tha Nauseda për “CNN” kur u pyet nëse Putin-i mund ta kthejë vëmendjen e tij në shtetet baltike të Lituanisë, Estonisë dhe Letonisë në një moment.

Të hënën, Lituania së bashku me Estoninë, Bullgarinë, Republikën Çeke, Letoninë, Poloninë, Sllovakinë dhe Slloveninë publikuan një letër të hapur duke i kërkuar BE-së që t’i japë menjëherë Ukrainës statusin e vendit kandidat dhe të fillojë negociatat për pranimin e saj zyrtar në bllok.

Kur u pyet për mbështetjen e tij për ofertën e anëtarësimit të Ukrainës në BE, Nauseda tha për se kishte një “detyrë morale” për të përfshirë vendin në bllok.

Të bëhesh anëtare e bllokut është një procedurë komplekse dhe Ukraina nuk është aktualisht një kandidat zyrtar për anëtarësim në BE.

Lexo zhvillimet e fundit duke klikuar KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore