Sport

Asnjë suprizë në Roland Garros


U mësuan dje katër emrat e parë çerekfinalistë të “Grand Slam-it”, Roland Garros.

Ndeshjen e parë e ditës u zhvillua mes Tsitsipas dhe Carreno-Bustas.

Tenisti grek ishte shumë i fort për spanjollin, duke mbyllur gjithçka në tri sete.

Ndeshja zgjati vetëm dy orë e tetë minuta, me Tsitsipas që nuk shfaqi asnjë pasiguri mbi fitoren e tij asnjëherë.

Takimi u mbyll 3-0 me sete, (6-3, 6-2, 7-5).

Cristian Garin i Kilit u përballë me numrin dy të botës, Daniil Medvedev.

Ky takim u mbyll edhe më shpejt se ai i lartëpërmendur.

Vetëm dy orë e tre minuta iu nevojitën rusit Medvedev për të mbyllur ndeshjen.

Edhe Daniil fitoi 3-0 me sete, (2-6, 1-6, 5-7).

Pak më interesant ishte takimi i surprizave, Davidovich Fokina përballë Delbonis.

Katër sete, tre orë, u nevojitën që kjo ndeshje të vinte në një fund.

Fokina fitoi tre sete me të njëjtin rezultat, 6-4, duke e shfrytëzuar në maksimum thyerjen që bënte në shërbimet e Delbonis.

Edhe Delbonis morri një set, po me rezultat 6-4.

Takimi u mbyll 3-1, (6-4, 6-4, 4-6, 6-4).

Për Alexander Zverev, nuk kishte asnjë vështirësi gjatë gjithë takimit.

Gjermani e mbylli bisedën me japonezin Nishikori, në vetëm një orë e 57 minuta.

3-0 u mbyll edhe ky duel, (6-4, 6-1, 6-1).

Tsitsipas do të përballet në Medvedev në çerekfinale, të mërkurën me fillim në orën 12:00.

Në të njëjtin orar, përballen edhe Zverev e Davidovich Fokina.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore