Lajme

Asnjë politikë s’ka mbështetje më të madhe sesa “Open Balkan”, thotë zyrtari i Qeverisë maqedonase


Marjan Zabrchanec

Koordinatori kombëtar për “Open Balkan” në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Marjan Zabrchanec, ka thënë se nuk ka asnjë politikë nacionale që të ketë mbështetje më të madhe sesa “Open Balkan”.

“Deri më tani janë publikuar katër sondazhe nga institutet përkatëse, që tregojnë se 70 për qind e qytetarëve e mbështesin nismën ‘Open Balkan’”, ka theksuar ai, transmeton mediumi maqedonas “Sloboden Pechat”.

Gjithashtu, ai ka vlerësuar se kjo nismë veçse ka filluar t’i jap frytet e para duke marrë si shembull vendimin e Qeverisë së Serbisë “për të lejuar eksportin e gazit natyror për spitalet dhe shkollat ​​në Maqedoninë e Veriut”.

“Në kuptimin ekonomik, Ballkani i Hapur i kushtohet lirisë. Jam dakord që ka bazë politike, por është iniciativë ekonomike”, ka theksuar ai.

Ndryshe, krerët institucionalë në Maqedoninë e Veriut e përkrahin fuqishëm nismën “Open Balkan”, të cilët stabilitetin e sistemit energjetik, sidomos gjatë krizës energjetike, e shohin pikërisht në ndihmën brenda nismës së “Open Balkan”.

Çmimet e energjisë janë të larta dhe jostabile në të gjithë rajonin. Lëvizjen e tyre e ka shkaktuar fillimisht pandemia e Covid19, ndërsa hov të madh kanë marrë edhe pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Para së gjithash, kërkesa për gaz natyror është rritur në të gjithë botën. Arsyeja kryesore është se gazi natyror konsiderohet si zgjidhje alternative.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore