Lajme

Kosovë: 4 mijë e 397 raste pozitive me COVID-19


Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, katër mijë e 397 persona janë të infektuar me COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Numri i të infektuarve vjen nga 16 mijë e 307 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 607 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë katër mijë e 397.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej pesë mijë e 459 persona.

Ndërkaq, 891 mijë e 560 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 803 mijë e 20.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore