Lajme

Asnjë i vdekur dhe 30 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 30 persona të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë të vdekur.

Ky është 24-orëshi i parë pas dy muajve që nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi. Për herë të fundit ndodhi më 9 gusht.

Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 347 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 94 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë një mijë e 676

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 10 mijë e 736.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 819 mijë e 485 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 588 mijë e 481.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë një person ka humbur jetën nga Coronavirusi.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore