Lajme

Asnjë i vdekur dhe 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 12 persona të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 559 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 16 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 323.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë një mijë e 627.

Numri i të vaksinuarve me dozën e parë kundër Coronavirusit është 851 mijë e 826, ndërsa numri i atyre të vaksinuar me të dy dozat është gjithsejtë 759 mijë e 134.

Një ditë më parë, më 24 nëntor, në Kosovë një person e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore