Shqipëria

Asnjë humbje jete dhe 15 raste të reja nga COVID-19 në Shqipëri


Asnjë humbje jete nuk është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 15 raste të reja.

Që prej fillimit të muajit mars, rastet dhe humbjet e jetës nga coronavirus-i kanë parë rënie.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, 84 pacientë janë shëruar. Ndërsa, në spitalin “COVID3” po marrin trajtim tetë pacientë.

Sakaq, nga 650 testime, kanë rezultuar nëntë raste aktive në Tiranë, nga dy qytetarë në Fier, Berat, nga një qytetar në Divjakë, Sarandë.

Në total, janë në gjithë Shqipërinë 297 raste aktive. Vdekjet nga pandemia janë 3 mijë e 496, që prej fillimit, dy vjet më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore