Haradinaj, pas takimit me Osmanin: Kërkojmë një person unifikues për kryetar të Kuvendit

“Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues”, deklaroi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Asnjë hap përpara nga takimi me presidenten

Përpjekja e radhës për zgjidhjen e ngërçit institucional përfundon pa marrëveshje, duke qenë se takimi i parë i thirrur nga presidentja me liderët e partive nuk solli përafrim pozicionesh mes partive politike.

Fotografi nga takimi mes liderëve politikë në Presidencën e Kosovës