Vijon në gjithë territorin shqiptar operacioni “Territor i pastër”, ku së fundmi janë asgjësuar mbi 8 mijë bimë narkotike të llojit kanabis sativa dhe rreth 5 mijë fidanë në Vaun e Dejës, njësia administrative Temal.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit, Kontrollet intensive nga toka dhe nga ajri, u kryen në zona me terren shumë të vështirë, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve nga toka dhe nga ajri, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, në terrene shumë të vështira, janë goditur disa raste të kultivimit dhe të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Gjenden në territorin e njësisë administrative Temal dhe asgjësohen 8000 bimë kanabisi dhe 4810 fidanë kanabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Gara për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista e kandidatëve