Sport

Asensio për thashethemet se po krkohet nga Barcelona: Sinqerisht nuk e di, jam i fokusuar n t tashmen


Anësori i Real Madrid-it, Marco Asensio, ka mbetur i mbyllur për të ardhmen e tij, mes raporteve se Barcelona është e interesuar për të.

Asensio, 26 vjeç, nuk ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me Madridin me kontratën e tij që skadon verën e ardhshme.

I pyetur nëse Barcelona kishte kontaktuar me të, Asensio i tha Cope: “Sinqerisht nuk e di. Jam i fokusuar në të tashmen, dhe jam këtu për të dhënë gjithçka për kombëtaren dhe më pas me klubin tim. Nuk e kam menduar, nuk e kam vlerësuar, këto janë gjëra që dalin”.

“Kam pasur 200 mesazhe nga miqtë e mi kur doli lajmi pr raportet e Barcelonës. U thashë atyre se jetoj në një botë ku ka shumë thashetheme dhe është normale. Nga janari mund të nënshkruaj me çdo klub dhe është normale që unë do të lidhet me shumë klube të tjera”.

“Gjithmonë do të ketë lajme dhe që nuk mund t’i kontrolloj”, prfundoi spanjolli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore