Ekonomi

As Draghi nuk mund ta ndalojë rënien e euros


Bonot evropiane, të cilat u rritën, i dhanë Mario Draghi-t një vulë miratimi javën e kaluar, shkruajnë gazetarët John Ainger dhe James Hirai, për Bloomberg.

Por, me sa duket, ai nuk është zgjidhja e problemit për sfidat e rajonit në lidhje me monedhën euro.

Ndërsa borxhet e Italisë po thyenin rekordet gjatë emërimit të Draghi-t si kryeministër teknik, euro përjetoi javën e dytë të rënies dhe ra nën 1.20 dollarë. Kjo është një shenjë se problemet e bllokut evropian mund të jenë më të rrënjosura sesa fati i saj si ekonomia e tretë më e madhe, pas asaj të SHBA-s dhe Kinë-s, shkruan kompania mediatike.

“Elementi i vetëm mbështetës i euro-s për momentin është vetëm Banka Qendrore Evropiane(BQE),” tha James Athey, një menaxher parash në Aberdeen Standard Investments.

“Euro ka të ngjarë të ulet në 1.17 dollarë”, parashikoi ai.

Një kthim i qetësisë në politikën italiane, pas një periudhe trazire, normalisht mund të ndikonte në rritje të euro-s. Këtë herë s’ka për të ndodhur kështu, pretendojnë gazetarët e Bloomberg. “Edhe pse Draghi njihet si kreu i BQE-së për gati një dekadë dhe personi që ka shpëtuar monedhën e përbashkët disa here”.

Për analistët ekonomikë, fakti që BE po mbet pas është sepse po humbet garën me vaksinën.

“Megjithatë, investitorët e valutës, janë duke kuptuar se pandemia po ushtron forcë më të madhe mbi euro-n. Evropa është lënë prapa në garën e vaksinave nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe. Shpresat për një rikuperim të shpejtë të ekonomisë kanë rezultuar në flukse dollarësh dhe paundësh në kurriz të monedhës së përbashkët të Evropës”.

Sfidat e Evropës

Sipas studimeve të bëra nga Bloomberg. Evropa ka administruar pak më shumë se tre doza vaksinash për 100 persona, krahasuar me mbi 16 në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbi 11 në SHBA. Ky është një shqetësim i veçantë për Italinë, ku borxhi publik, si pjesë e prodhimit ekonomik, është rritur afër 160%, e dyta pas Greqisë për vendet e BE-së.

Një nga përparësitë e Draghi-t, shkruajnë gazetarët, do të jetë mënyra se si të shpenzojë paketën e tij të granteve dhe kredive nga zona e euros. Kreditë dhe grantet janë dhënë për të ndihmuar ekonominë italiane, nëse do të marrë rolin e kryeministrit.

Sfidat e Evropës deri tashmë nuk kanë patur rezultate reale thellësisht pozitive, sqarojnë gazetarët.

“Pritshmëritë për rritje të çmimeve në rajon janë rritur, megjithatë rendimentet e bankave nuk kanë ecur me të njëjtin ritëm. Pra, ndërsa rendimentet reale të SHBA-së, kanë qenë përgjithësisht të qëndrueshme. Nga ana tjetër, redimentet e Gjermanisë janë në nivele të ulta. Kjo ka rezultuar në hendekun më të gjerë midis të dyve që nga maji, kur ishte edhe kulmi i pandemisë dhe periudha e karantimit total”.

Parashikohen rreziqe

Në të vërtetë, euro-ja e ka humbur vrullin që e çoi atë në nivelin më të lartë kundrejt dollarit që nga viti 2018, muajin e kaluar, shkruan Bloomberg.

“Në qoftë se zgjat shumë për të mbyllur vonesën e vaksinimit, rajoni do të përballet me një humbje të prodhimit ekonomik në shumën potenciale prej 100 miliardë eurosh”.

Nëse qeveria italiane arrin të shmangë zgjedhjet e reja në një periudhë afatshkurtër, parashikimi për borxhin e saj është i shëndetshëm, parashikojnë ekspertët.

Ankandet e bonove nga Gjermania, Italia dhe Holanda pritet të arrijnë në mbi 20 miliardë euro, sipas bankës amerikane të investimeve, Citigroup.

 

Përshtatur për Bloomberg nga AlbanianPost

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore