Lajme

Arusha përpiqet të kalojë rrugën me të vegjlit e saj (VIDEO)


Ishte një moment i vështirë për një arushë që tenton të kalojë rrugën bashkë me katër të vegjlit e saj. Kafsha u filmua në një rrugë në Winchester, Connecticut, Shtetet e Bashkuara.

Policia bllokoi trafikun në të dy anët teksa shoferët shikonin arinjtë e zi që përpiqeshin të kalonin rrugën.

Në video, arusha shihet duke kapur një nga katër këlyshët e saj nga qafa dhe duke kaluar rrugën teksa një foshnjë tjetër e ndjek atë.

Pastaj i vogli ndërmerr kalimin teksa njëri nga dy të tjerët vendos të ngjitet në një shtyllë. Për nënën është një punë e lodhshme, para dhe mbrapa nga njëra anë e rrugës në tjetrën derisa të arrijë t’i vendosë të katër fëmijët e saj në siguri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore