Pajisje

Artmotion godet me pakot e reja


Qasja në internet ka qenë jo vetëm një domosdoshmëri gjatë periudhës së pandemisë, por edhe një ndihmesë e pashlyeshme për këdo.

Ofruesit e internetit nuk kanë qëndruar të pavëmendshëm ndaj kësaj kërkese. Përkundrazi, janë përpjekur të sjellin për klientët paketa më të përshtatshme dhe më të përballueshme.

Një prej tyre, Artmotion, përpos internetit të shumëfishuar ka sjellë si risi të radhës edhe programacionin e shtuar, në mënyrë që klientët të mbushin ditët e tyre me momente të paharrueshme.

Përmes pakove më të reja, me të cilat kompania Artmotion do t’ju ofrohet klientëve në tregun kosovar, ka mundur t’ju përshtatet kërkesave të tyre duke realizuar një kategorizim të pakove duke filluar nga Pako Start, Ekstra dhe Kampion.

Të tria këto pako sjellin internet të shumëfishuar dhe ligat më unike sportive në vend. Madje, kësaj here, duke shtuar edhe 5 kanale të reja sportive, përfshirë edhe Ligën Turke të Futbollit.

Vlera e shtuar e këtyre pakove është shumëfishimi i shpejtësisë së internetit dhe ofrimi i pesë kanaleve të reja sportive, duke sjellë në shtëpitë e secilit klient ligat më të fuqishme sportive, kanalet e transmetimit të filmave, serialeve, emisioneve e dokumentarët më të shikuara të kohës. Qoftë vendase, por dhe ndërkombëtare.

Adhuruesit e serialeve të kinematografisë turke do të kenë mundësi të shikojnë kanalin më të ndjekur në vend, Alsat M, duke filluar nga Pako Start. Por, edhe kanalet më të ndjekura vendase siç janë Klan Kosova, Klan TV, Dukagjini TV, Kanal 10, T7, 14, të cilat janë kanale origjinale të platformës nën epitetin Art Kino, Art Doku, Prime, Episode, Beat TV e Prince Kids.

Nuk janë lënë pas as adhuruesit e sportit. Kësaj here, me Pakon Kampion, ata do të përfitojnë pesë kanale të reja sportive, duke zgjeruar kështu gamën programative sportive, të cilën Artmotion ofron në tregun kosovar me ligat më të fuqishme botërore sportive, si: Champion League, Europa League, Conference League, Ligës Gjermane Bundesliga, NBA, Formula 1, Moto GP, Judo, Superligën e Futbollit Kosovar, Superligën e Basketbollit Kosovar.

Ndërkohë që premierë në platformën më të pasur programative për të gjithë adhuruesit e ligës turke të futbollit do të transmetohet Superliga Turke në Futboll.

Nën ombrellën e 250 kanaleve, stabilitetit të internetit të secilës pako i është shumëfishuar shpejtësia me fillim nga 100 mbp/s deri në 250mbp/s.

Çka është unike, mbetet unike. E teksa perfeksioni nuk ka fund, perfeksioni i radhës në platformën Artmotion mbetet i pazëvendësueshëm me lancimin e tri pakove më të reja: Start, Ekstra dhe Kampion, duke filluar nga 15.90 euro për muaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore