Jetesë & Stil

Artistët urojnë Kosovën në ditëlindjen e 14-të – si shtet i pavarur dhe sovran


Në nder të përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës, artistët e diskografisë shqiptare kanë shfaqur urimet e tyre karshi kësaj dite me vlerë për kosovarët.

Këngëtarja, Era Istrefi, reputacioni i të cilës, ka kohë që ka kaluar kufinjtë shqipfolës, ka publikuar një fotografi në Instagram, ndërsa ka shkruar – “Gëzuar Pavarësinë, Kosova ime”.

Fotografi e publikuar nga Era Istrefi në Instagram.

Ndërkaq, artisti nga Kosova që jeton në Shqipëri – Alban Ramosaj, ia ka kushtuar një postim të veçantë Ditës së Pavarësisë, teksa ka ndarë me ndjekësit e tij një video përmbledhëse me momentet më ikonike të Kosovës përgjatë dekadave.

Ramosaj, ka publikuar videon që përfshinte etapat nisur nga lufta e fundit në Kosovë e vitit 1999, deri tek shpallja shtet në vitin 2008, ndërsa protagonistë vijojnë të jenë, komandanti legjendar, Adem Jashari, ish – kryeministri, Hashim Thaqi e Kadri Veseli.

Postim i publikuar nga Alban Ramosaj në Instagram.

“Gëzuar për shtetin tonë të pavarur e të lirë! Gëzuar të gjithëve që brenda tyre vlon gjaku shqiptar, plot histori e krenari”, ka shkruar Ramosaj.

Edhe rep artistja, Tayna, i ka uruar kosovarët duke ndarë një imazh të hartës së Kosovës me mbishkrimin “deri në pafundësi”, teksa ka shkruar – “Urime Kosova jonë”.

Fotografi e publikuar nga Tayna në Instagram.

Një urim për Pavarësinë e Kosovës, nuk mungoi as nga ylli i hitit “Çelu”, Elvana Gjata – kjo e fundit njihet për lidhjen e saj të ngushtë me shtetin fqinjë të sajin.

Fotografi e publikuar nga Elvana Gjata në Instagram.

E veshur me një kreacion me ngjyrat e flamurit të Kosovës, të disnenjatorit, Valdrin Sahiti, Gjata ka shkruar – “Gëzuar pavarësinë Kosovë”.

Në anën tjetër, edhe rep artisti, Capital T, i ka kushtuar një dedikim të veçantë festës së Pavarësisë, ndërsa ka ndarë me mbi 1 milion ndjekësit e tij, një imazh ku paraqitet bashkë, flamuri i Kosovës me atë të Shqipërisë.

Postim i publikuar nga Capital T në Instagram.

“Urime ditëlindjen Kosova jem, emri kurr mos tu harroftë. Për ty deri n’amshim”, ka shkruar ai.

Këto ishin vetëm disa nga urimet e artistëve shqiptarë në përvjetorin e 14-të, që kur Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe sovran.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore