Jetesë & Stil

Arti në mozaik lulesh, IKEBANA


Të gjithë e dimë që njohja e vetes vjen më mirë nëpërmjet meditimit. Por që mund të njohim veten dhe nëpërmjet kompozimit të luleve, është një koncept i ri, i gjithi për t’u zbuluar falë artit IKEBANA.

Kjo disiplinë e vjetër me baza filozofike dhe fetare ka si objektiv natyrën dhe artin e dekorit. Nëse ju pëlqen minimalizmi, kompozimet floreale dhe thirrja e fortë e botës orientale duhet ta njihni patjetër.

Ikebana ndjek rregulla të veçanta dhe favorizon lidhjen e fortë midis njeriut dhe natyrës në një harmoni perfekte, formash, ngjyrash dhe linjash.

Kuptimi i fjalës

Ikebana është një disiplinë japoneze e kompozimit të luleve në të cilin arti dhe natyra janë të lidhur. Termi do të thotë, “ kompozimi artistik të materialit vegjetal që jeton”, por shpesh përkthehet me fjalinë” rruga e luleve”.

Pak histori

Origjina e kësaj disiplinë është shumë e vjetër. E lindur në Kinë dhe në Indi rreth shek.VI mbas Krishtit, u përhap në Japoni falë priftërinjve kinezë. Sot ka rreth 300 shkolla të IKEBANA ose të asaj çka është arti japonez i kompozimit të luleve.

Ana filozofike fetare

E trajtuar në Perëndim si arti dekorues i lidhur me faktorë estetikë, IKEBANA lidhet me një realitet filozofiko fetar. Ai përfaqëson një mjet të fortë meditimi dhe rritje spirituale, ne të cilin raporti midis burrit dhe natyrës është çelësi për një njohje me komplekse te vetes.

Një vështrim më shumë ndaj harmonisë

Një detaj i artit të IKEBANA është të vlerësojmë më shumë dhe pjesë të tjera të bimëve, përpos lules. Të tilla si degët dhe gjethet duke vizatuar një kompozim harmonik me linja forma dhe ngjyra.

Sistemi i përbërjes

Struktura tipike e këtij kompozimi floreal japonez bazohet në tre pika kryesore. Nis me pjesën e sipërme që përfaqëson qiellin, qendra që përfaqëson njeriun dhe pjesa e poshtme tokën.

Ekuilibri midis natyrës dhe njeriut

Ekuilibri I fortë midis njeriut dhe natyrës shkon më një hap me harmoninë e cila duhet të mbizotërojë në të gjitha elementët e kompozimit, lidhur dhe me stinës dhe ambientin rrethues.

Vazo dhe stile

Kërkimi i një ekuilibri midis gjithë elementëve kalon pastaj dhe nga vazo. Ka shumë shkolla IKEBANA që nxisin një stil në veçanti. Disa prej tyre përdorin vazo të gjata dhe të holla, me linja vertikale, ndërsa të tjera vazo më pak të thella.

Asimetria

Nëse flasim për ekuilibër dhe harmoni flasim për raportin njëri –natyrë. Kur arrijmë në kompozimin praktik të luleve ne thellohemi në asimetri. Të gjithë elementët e përdorur në ndërtimin e IKEBANA mund të kenë përbërje organike dhe një numër tek të degëve.

Llojet e luleve

Lulet më të preferuara janë ato që lindin në mënyrë spontane lidhur dhe me stinët. Në fakt impakti i natyrës mbi kohën është një nga çelësat kryesor të kësaj disipline.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore