Sport

Arteta përfundon në radarin e Laporta-s


Këtë të diel do të organizohen zgjedhjet presidenciale te Barcelona.

Favoriti kryesor dhe, me shumë mundësi fituesi, është Joan Laporta.

Laporta ka shfaqur interes për futbollistë të mëdhenj, por detyra e tij kryesore është që fillimisht ta nxjerrë skuadrën nga kriza financiare në të cilën është futur.

Përveç futbollistëve, Laporta ka treguar interes edhe për “persona të stolit”.

Synimin kryesor Laporta e ka që të vazhdojë me Ronald Koeman si trajner.

Por, nëse gjërat nuk shkojnë mirë dhe Koeman duhet të largohet, favoriti për të zëvendësuar holandezin, është Mikel Arteta.

Spanjolli ka shfaqur potencial të madh me futbollin e tij tek Arsenal, por jo edhe me rezultatet që ka arritur.

Gjithsesi, Arteta ka punuar me Guardiola-n, dhe për Barcelona-n do të ishte opsioni më i mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore