Muzikë

Arta e këngëve të vërteta, “jo e klikimeve të rreme”


Këngëtarja e njohur nga Kosova, Arta Bajrami, së fundmi ka lansuar projektin e saj “Halita”, të cilin e solli në bashkëpunim me vëllain e saj, rep artistin, Don Arbas.

Në një intervistë për Albanian Post, Arta, ka treguar se nuk ndikohet nga shikueshmëria e video projekteve muzikore të saj në platformën, YouTube.

Ajo ka njoftuar se së shpejti do të publikoj edhe një këngë të re të zhanrit baladë.

Mes tjerash, Bajrami, tregon edhe arsyet se pse kohëve të fundit nuk po sjellë bashkëpunime me artistë të tjerë, teksa nuk ngurron të zbuloj as emrin e këngëtarit të saj të preferuar nga “artistët e rinjë”.

Për këto dhe detaje të tjera, ndiqeni intervistën ekskluzive të Arta Bajramit dhënë për Albanian Post.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore