Jetesë & Stil

Arsyet pse duhet të mbani lule të freskëta në shtëpi


Lule janë të shkëlqyera, apo jo? Ato krijojnë dhurata, janë natyrale e mbi të gjitha i bëjnë njerëzit të buzëqeshin. Sidoqoftë, ka shumë më tepër që këto mrekulli të natyrës mund të bëjnë për ju dhe shtëpinë tuaj.

Ndaj ne do t’ju tregojmë arsyet kryesore pse duhet të mbani lule të freskëta në shtëpinë tuaj.

Lulet pastrojnë ajrin

Është e vetëkuptueshme që lulet përmirësojnë erën në një dhomë, por a e dini se disa bimë mund të filtrojnë dhe pastrojnë edhe ajrin e dhomës?

Zambakët e paqes, gerbera dhe bromelia, sipas studimeve mund të ndihmojnë në largimin e toksinave të dëmshme nga ajri dhe madje mund të përmirësojnë pushimin e një nate. Kjo pasi ato japin sasi të mëdha oksigjeni.

Pra, jo vetëm që ato duken të freskëta, por në të vërtetë freskojnë edhe ajrin! Përveç kësaj, lulet që njerëzit shpesh zgjedhin për aromat e tyre, të tilla si trëndafilat, ndihmojnë në përmirësimin e humorit të njerëzve dhe ruajnë një atmosferë të relaksuar falë fuqive të tyre aromaterapeutike.

Lule zbukurojnë dhomën dhe gjendjen tuaj shpirtërore

Vendosja e luleve rreth një dhome ku mund t’i shihni ka aftësinë për ta bërë gjendjen tuaj më të mirë dhe gjithashtu për t’ju ndihmuar të lidheni më mirë me njerëzit e tjerë.

Një studim i Harvardit vuri në dukje se pjesëmarrësit të cilët kishin vendosur lule rreth shtëpive të tyre në vende ku mund të shiheshin çdo ditë përjetuan një rritje të dukshme të humorit të tyre, si dhe dhembshuri më të lartë ndaj njerëzve të tjerë! Nëse ndiheni sikur një dhomë në shtëpinë tuaj është një magnet për energji negative, ndoshta një buqetë me zambakë të vendosur me kujdes mund të ju ndihmojë.

Lule mund të kompletojnë dizajnin tuaj të brendshëm

Gjëja më e mirë për lulet është se vijnë në të gjitha format, madhësitë dhe ngjyrat. Ato janë mënyra perfekte për të kompletuar planet tuaja të reja shtëpiake ose për t’ju ndihmuar të rimendoni pamjen e brendshme të saj.

Lule ju bëjnë të ndiheni dhe të mendoni më mirë

Të gjithë e dimë se lulet për një të afërm të sëmurë kanë një efekt pozitiv psikologjik. Sidoqoftë, e dini se kishte efekte fiziologjike gjithashtu? Sipas ekspertëve, lulet mund të ulin presionin e gjakut, të zvogëlojnë ndjenjat e dhimbjes dhe ankthit si dhe të ndihmojnë në lodhjen.

Pamja e luleve në shtëpinë tuaj mund t’ju ndihmojë të relaksoheni fizikisht dhe tëndiheni më të qetë. Sikur të mos mjaftonte, ato janë një ndihmë e madhe nëse jeni duke studiuar për një provim ose po përgatiteni për një projekt të madh.

Është e mahnitshme se çfarë mund të bëjë një tufë e thjeshtë me lule për shtëpinë dhe mirëqenien tuaj. E vetmja gjë që duhet është një vazo, një buqetë e zgjedhur mirë dhe pak ujë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore