Shëndet

Arsyet e fshehura pse po shtoni peshë


Shumica e njerëzve e kuptojnë që humbja e peshës kërkon një përzierje delikate të ngrënies së ushqimeve të duhura, ushtrimeve të rregullta dhe pirjes së mjaftueshme të ujit.

Por, çka nëse jeni duke bërë të gjitha gjërat e duhura dhe përsëri vini re se pesha zvarritet? Mund të ketë disa fajtorë të fshehur për shtimin e peshës suaj të papritur që mund të mos i keni marrë parasysh.

Televizori

Asnjëherë mos hani kur jeni duke parë televizor, sepse nuk do ta keni mendjen te ushqimi dhe do të konsumoni më shumë sesa duhet.

Dieta

Tingëllon e çuditshme, apo jo? Por problemi është se dietat nuk janë të gjitha të barabarta dhe kalimi në një dietë të shëndetshme dhe ndjekja e një diete 7-ditore për të humbur gjysmën e peshës suaj janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Ajo që duhet të bëni është të hani shëndetshëm dhe të stërviteni.

Madhësia e enëve të kuzhinës

Një pjatë e vogël e mbushur plot është më e shëndetshme për t’u ngrënë sesa një pjatë mesatare e mbushur normalisht. Nëse ju ngopet syri nuk do të keni shumë uri.

Ilaçet

Disa ilaçe çojnë në mbipeshë. Ajo që duhet të bëni është të konsultoheni me mjekun tuaj.

Stresi

Nuk është lajm i ri që kur jeni të stresuar prireni të hani më shumë ushqim. Provoni të shmangni ngrënien e tepërt duke u marrë më mirë me sport.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore