Sport

Arsyeja pse Milan-i refuzoi Cristiano Ronaldo-n


Situata e Cristiano Ronaldo-s është gjithnjë e më e ndërlikuar. Ai dëshiron të largohet nga Manchester United për të luajtur në UEFA Champions League.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Milan ka hedhur poshtë mundësinë e nënshkrimit të Ronaldo-s në këtë merkato verore.

Skuadra kuqezi, e cila është ende në kërkim të opsioneve për të forcuar skuadrën për sezonin aktual të Serie A, i ka thënë Jorge Mendes-it se nuk është e interesuar për portugezin.

Arsyeja pse Milan-i ka refuzuar mundësinë e nënshkrimit të Ronaldo-s është për shkak të pagës së tij të lartë.

Portugezi ka një pagë prej 24 milionë euro në sezon, çka e bën atë një nga lojtarët më të paguar në botë dhe një opsion të pamundur për kuqezinjtë për shkak të situatës së tyre ekonomike.

Deri më tani super ylli portugez është refuzuar nga Bayern Munich, Barcelona, Real Madrid, Chelsea, Inter, Milan dhe Atletico Madrid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore