Sport

Arsenali triumfon në Leicester dhe afrohet me zonën Champions


Arsenal-i i drejtuar nga Mikel Arteta ka arritur të triumfojë në transfertë përballë Leicester-it vendas. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 2-0 dhe morën tri pikë me shumë vlerë.

Ndeshja u luajt për javën e 10 në Premier League. Fitorja e ngjiti Arsenal-in në vendin e pestë me 17 pikë, duke qenë më pranë objektivave dhe zonës që të kualifikon për në Champions League.

Edhe pse vendasit ishin dominues në lojë, fati nuk ishte me ta në këtë ndeshje. Portieri i miqëve, Aaron Ramsdale ishte në nivelin e duhur për t’i bërë ballë tentativave të Leicester-it drejt katërkëndëshit të mbrojtur prej tij.

Anglezi tregon edhe një herë nivel të lartë loje dhe gjermani, Bernd Leno do e ketë shumë të vështirë të aktivizohet përsëri titullar.

Arsenal-i i shënoi të dy golat e fitores në pjesën e parë të takimit. Fillimisht ishte qendërmbojtësi brazilian, Gabriel Magalhaes që do e dërgonte topin në rrjetë që në minutën e pestë, pas asistit të Bukayo Saka-s.

Dyfishimi i rezultati do të vinte në minutën e 18. Talenti tjetër i Arsenal-it, anglezi 21-vjeçar, Emile Smith Rowe e dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur dhe shifrat përfundimtare të takimit në 2-0.

Premier League do të vijojë me ndeshjet e tjera këtë të shtunë:

Liverppol – Brighton

Newcastle – Chelsea

Manchester City – Crystal Palace

Watford – Southampton

Burnley – Brentford

Tottneham – Manchester United

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore