Shqipëria

Arsenali i armёve nё Tiranё/Si vinin armёt nga Amerika dhe Mali i Zi?


Bazuar nё hetimet e dosjes tё arsenalit tё armёve tё zbuluara pak javё mё parё, nё njё depo nё ish ndёrmarrjen artistike “Migjeni”, njё pjesё e armёve ishin sjellё nga Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs(SHBA), ndёrsa njё pjesё tjetёr nga Mali i Zi.

Sipas rrёfimit tё tё arrestuarit E.J. armёt i kishte sjellё S.XH.-aktualisht i shpallur nё kёrkim-nga SHBA-ja.

“7 armë zjarri pistoleta ‘Glock’, i ka sjellë nga Amerika. Tre nga këto i’a ka shitur shtetasit A.K. I sillte nga Amerika pjesë-pjesë. Disa pjesë i sjell me postë, të cilat i priste në emrin e A.K. Disa pjesë të tjera të pistoletave i ka sjellë të futura brenda automjeteve që sjell nga Amerika”, ka rrёfyer E.J.

Pjesa tjetёr e armёve merreshin nga Mali i Zi. Nga ky shtet furnizimin e mundёsonte P.Sh., sipas E.J.

Dёshmitari thotё se ka mёsuar nё njё moment kur ka qenё i pranishёm tek shtёpia e P.Sh., se ky i fundit porosiste prodhime tё reja tё armёve nga Mali i Zi nё Shkodёr dhe mё pas “dikush i’a sillte atij nga Shkodra”.

Sipas tij, Mali i Zi shёrbente njёkohёsisht edhe si destinacion i dёrgimit tё armёve.

“Një pushkë dhe një kallashnikov i modifikuar do të dërgoheshin në vendin fqinj”, rrёfen E.J.

Gjatё dёshmisё ai ka treguar madje, se njё pjesё e armёve merreshin gjithashtu nga uzina e ushtarёve.

“Numrat e armëve që shkonin për riparim nga institucionet shtetërorë i’u stampoheshin armëve të tjera të ngjashme dhe më pas armët shtetërore shiteshin për llogari të grupit”, rrёfen ai.

Arsenali u zbulua mё datё 10 prill 2021, nё rrugёn “Xhanfize Keko”, nё qytetin e Tiranёs.

Sipas njoftimit tё policisё, armёt ishin nё pronёsi tё shetasit S.XH.

Ato ishin fshehur nё njё depo tё izoluar totalisht me murё, pas rrёzimit tё tё cilit u zbuluan 50 automatik, 1 pushkё e precizionit tё lartё, 1 snajper, 1 antitank dhe dhjetёra municione tё tjera luftarake.

Municionet u njoftua se ishin pjesё e njё arsenali tjetёr tё madh, tё zbuluar mё parё mё datё 1 prill 2021.

Gjatë këtij operacioni, janë arrestuar pesë persona dhe shoqëruar 20 të tjerë, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore