Sport

Arsenal synon Dimarco-n, Inter-i i vendos çmimin


Lojtarët e Inter-it po kërkohen gjithnjë e më tepër në Premier League angleze. Pas emrave të Lautaro Martinez, Milan Skrinar, Alessandro Bastoni, Stefan de Vrij edhe Federico Dimarco i është shtuar listës së dëshirave të klubeve nga elita e futbollit anglez.

Arsenal-i po kërkon përforcime në krahun e majtë, pasi Kieran Tierney nuk mund të garantojë i vetëm të gjithë sezonin.

Source: REUTERS/Jennifer Lorenzini

Sipas raportimeve të “The Sun”, Dimarco është në radarin e “topçinjëve”. Mirëpo problemi mbetet te shuma e kërkuar nga Inter-i për ta lënë të lirë mbrojtësin, 20 milionë paund.

Dimarco është produkt i akademisë së Inter-it dhe pas disa huazimeve te Ascoli, Empoli, Sion, Parma dhe Hellas Verona këtë sezon u vendos që ai të ishte pjesë e skuadrës së Simone Inzaghi-t.

24-vjeçari u paraqit në 42 ndeshje në të gjitha garat me Inter-in, ku shënoi dy gola dhe asistoi pesë herë. Në dhjetor të vitit kaluar ai rinovoi kontratën deri në 2026.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore