Përballje

Arsenal shkatërron Everton-in, Liverpool triumfon kundër Wolves


Ndeshjet e Premier League ishin interesante, me shumë gola dhe pa befasi.

Dueli mes Arsenal dhe Everton përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat të thellë 4:0.

Gjithçka ishte e dominuar nga Arsenal, të cilët shënuan dy gola në pjesën e parë.

Goli i parë erdhi në minutën e 40-të, me anë Bukayo Saka-s.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e parë shtesë, Gabriel Martinelli shënoi për të dyfishuar epërsinë.

Pjesa e dytë, ishte më e qetë, ku Arsenal po insistonin për gol, por nuk shënuan deri në minutën e 71-të, ku shënoi Martin Odegaard.

Pas nëntë minutave, Martinelli shënoi përsëri, për rezultatin final 4:0.

Në anën tjetër, ndeshja mes Liverpool dhe Wolves ka përfunduar me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:0.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga Liverpool, por ata e kishin të vështirë të gjenin golin.

Në minutën e 66-të, Darwin Nunez shënoi për vendasit, por goli u anulua për një ndërhyrje të parregullt.

Më pas, goli i parë i rregullt erdhi në minutën e 66-të, me anë të Virgil Van Dijk.

Pas vetëm katër minutave, Mohamed Salah shënoi për të dyfishuar epërsinë e Liverpool.

Liverpool po kalojnë një periudhë shumë të keqe, dhe kjo është një fitore mjaft e madhe për të kthyer vetëbesimin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore