Përballje

Arsenal rikthehet në pozitën e parë, shkatërron Nottingham-in


Ndeshja e parë e së dielës në Premier League mes Arsenal-it dhe Nottingham Forest përfundoi me fitoren dominante të këtyre të parëve me rezultat 5:0.

Topçinjtë dominuan plotësisht ndeshjen, të cilët shënuan katër gola në pjesën e dytë.

Gjithçka filloi shumë mirë për ta, pasi shënuan në minutën e pestë me anë të Gabriel Martinelli-t.

Në fillim të pjesës së dytë, Arsenal shënuan përsëri, por këtë herë me anë të Reiss Nelson.

Pas vetëm tre ditësh, ishte përsëri Reiss Nelson i cili shënoi për të trefishuar epërsinë.

Pesë minuta pas golit të tretë, Thomas Partey shënoi për golin e katërt të londinezëve.

Për rezultatin përfundimtar, u përkujdes Martin Odegaard, i cili shënoi në minutën e 78-të.

Momentalisht, Arsenal radhiten në pozitën e parë, me 31 pikë, ndërsa Nottingham Forest janë në vendin e fundit me nëntë pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore