Sport

Arsenal ndalet, mposhtet minimalisht nga Everton


Ndeshja e parë e së shtunës në Premier League mes Everton dhe Arsenal përfundoi befasisht me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga mysafirët, por ata nuk po arrinin të gjenin golin.

Ky është një lëshim shumë i madh për Arsenal-in, pasi kishin mundësinë që të iknin tetë pikë larg vendit të dytë, që është Manchester City.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në pjesën e dytë, në minutën e 60-të, me anë të Tarkowski-t, i cili i dha fitoren e parë Everton-it pas katër humbjeve radhazi.

Në këtë ndeshje debutoi edhe transferi më i ri, Jorginho, por ai nuk pati ndonjë impakt brilant.

Pas kësaj humbje, Arsenal radhitet ende në pozitën e parë me 50 pikë, ndërsa Everton është në pozitën e 17-të me 18 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore