Sport

Arsenal kthen kokën kah La Liga, në fokus Jovic dhe Isak


Kanë mbetur edhe një javë deri në mbylljen e afatit kalimtar të janarit.

Një ndër transferimet që pritej të ndodhet gjatë kësaj merkato, ishte kalimi i Dusan Vlahovic nga Fiorentina te Arsenal.

Mirëpo, kjo ende nuk ka ndodhur dhe duket shumë larg.

Sipas mediave angleze, Arsenal tani ka filluar të mendojë për opsione tjera, në rast se operacioni Vlahovic është e pamundur që të ndodhë.

Nga raportimet e fundit, thuhet se Arsenal ka piketuar dy emra nga La Liga spanjolle.

Bëhet fjalë për një tjetër sulmues serb, Luka Jovic i Real Madrid, dhe sulmuesin suedez të Real Sociedad, Aleksander Isak.

Topçinjtë kërkojnë që të bëjnë një goditje befasuese në momentet e fundit, për të siguruar shërbimet e njërit prej këtyre futbollistëve.

I pari nuk do të jetë fare i lehtë.

Kjo për të vetmen arsye sepse Luka Jovic është zgjidhja e dytë e Ancelotti-t, me trajnerin italian që nuk i beson më Mariano-s.

Dhe, kur Benzema nuk është në dispozicion, atëherë zgjidhja e vetme është Jovic.

Sa i përket Isak, Real Sociedad e ka bërë të ditur shpeshherë që do ta lejojnë të largohet nëse ka ofertë të mirë për të.

Vlahovic, Isak apo Jovic, Arsenal kërkon që të mbyll janarin me një emër të ri në sulm.

Se cili do të jetë mbetet për t’u parë, kur ka mbetur vetëm edhe një javë deri në fund të merkatos së janarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore