Përballje

Arsenal-i thumbon grerëzat, Conte e Tottenham ndalen


Tre ndeshje shumë të rëndësishme u zhvilluan gjatë pasditës së të dielës për të ndryshuar renditjen në Premier League.

Arsenal-i priti në “Emirates” Watford-in, dhe arriti të përfitoj shumë mirë nga gabimet e Chelsea-s dhe Manchester United-it.

Topçinjtë arritën të sigurojnë ndeshjen e tetë radhazi pa humbje në Premier League, duke u ngjitur lartë në tabelë.

Ata ishin më të mirë se Watford-i gjatë gjithë takimit, por arritën fitoren minimale vetëm falë golit të Emil Smith Rowe në pjesën e dytë.

Arsenal-i pa edhe një gol t’i anulohej nga VAR-i dhe një penallti të gabuar nga Aubameyang.

Me këtë tre pikësh, Arsenal-i ngjitet në vendin e pestë me 20 pikë, aq sa ka edhe West Ham-i, që përballet me Liverpool-in me fillim në orën 17:30.

Në ndeshjen e parë si trajner i Tottenham-it në Premier League, Conte nuk shkoi përtej barazimit pa gola.

Ata u ndalën nga Everton-i, me rezultat 0-0.

Në barazim përfundoi edhe ndeshja Leeds – Leicester, 1-1, me dy golat që erdhën në pjesën e parë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore