Sport

Arsenal-i futet në garë për Vlahoviç-in


Skuadra angleze e Arsenal-it po kërkon të përforcojë repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm dhe kanë shfaqur interes për nënshkrimin e sulmuesit të Fiorentina-s, Dusan Vlahoviç-in.

Vlahoviç-i ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve këtë sezon. Ai është lideri i sulmit të klubit viola. Serbi ka shënuar 12 gola në 27 ndeshje.

Calciomercato raporton se Arsenal-i është futur në garë, së bashku me disa ekipe për të marrë shërbimet e sulmuesit. Mes ekipeve të interesuara janë edhe Milan-i, Atletco Madrid-i, Leipzig-u dhe Roma.

21-vjeçari nënshkroi në Firence para tre sezonesh nga Partizan-i i Beogradit. Një tjetër media italiane sportive, Tuttomercato, raporton se serbi ka një vlerë rreth 40 milionë euro. Duke u parë si thesar për arkat e klubit aktual.

Vlahoviç-i ka luajtur deri tani 74 ndeshje me Fiorentina-n. Ai pritet të zëvendësojë Alexandre Lacazette-n te topçinjtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore