Sport

Arsenal-i dhe Leicester-i në garë për talentin francez


Ismael Doukoure është talenti francez që ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve të mëdha të Premier Ligës angleze, Arsenal-it dhe Leicester-it.

17-vjeçari ka impresionuar jo pak në qendër të mbrojtjes me paraqitjet e tij në Ligën e Dytë franceze me ekipin e Valenciennes-it.

Foot Mercato raporton se performancat e mira të Doukoure-s kanë bërë që topçinjtë dhe dhelprat të hedhin sytë nga francezi, për të cilin interesohet edhe Strasbourg-u.

Strasbourg-u është më pranë lojtarit që ka kontratë deri në 2023 me klubin aktual, por nuk ka asgjë konkrete.

Doukoure është vlerësuar për aftësinë e tij teknike dhe forcën në duelet ajrore. Ai krahasohet me Dayot Upamecano-n dhe kjo është një nga arsyet se pse klubet e lartëpërmendura po e kërkojnë ta kenë në ekip.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore