Sport

Arsenal dhe Gabriel Jesus bien dakord për kushtet e transferimit


Foto: Martin Rickett/PA

Sipas raportimeve, Arsenali ka rënë dakord për kushtet me sulmuesin e Manchester City-t, Gabriel Jesus.

Braziliani është lidhur shumë me një lëvizje në Emirates këtë verë.

Dhe tani Football Insider po raporton se Arsenali ka rënë dakord për kushtet që do t’i siguronin Gabriel Jesus-it, një “rritje të madhe të pagës”.

Një tarifë mes dy klubeve ende duhet të bihet dakord, por kontaktet janë bërë nga Arsenali.

Gabriel Jesus së voni ka fituar Premier League-n me Manchester City-n, ndërsa nga sezoni tjetër pritet të luaj në Europa League, pasi Arsenal-i nuk arritën të radhiteshin në “Top 4”.

Jesus pati një sezon të mirë, ku arriti të shënojë 8 gola dhe regjistroi 8 asistime.

Arsenal-it i duhej një sulmues medoemos, pasi dy sulmuesit e tyre, Alexandre Lacazzete dhe Pierre Emerick Aubameyang u larguan nga topçinjtë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore