Futboll

Arsenal, Chelsea, Manchester City apo Conte për Martin Satriano?


Talenti i ri 20-vjeçar uruguaian i Inter-it, Martin Satriano, i cili pritet të debutojë me Ziblutë përpara se të përfundoi sezoni, është ndërkohë edhe në radarin e disa prej ekipeve elitare të Premier Ligës – Arsenal-i, Chelsea dhe Manchester City.

Në 16 paraqitje ligash me Primaverën italiane, sulmuesi ka shënuar gjashtë herë. Aftësitë e Satriano-s nuk i kanë shpëtuar syrit të trajnerit Antonio Conte.

Conte e ka përfshirë në planin e 11-shes së skuadrës rrënjë të Inter-it për tre ndeshje kampionati (Serie A) edhe pse ende nuk është konfirmuar vazhdimësia e prezencës së tij.

Sipas Daily Mail, Satriano ndodhet në një territor ku veç Conte-s i cili e ka projektuar në skemat e klubit milanez, ndodhet edhe Arsenal-i, Chelsea dhe Man City të cilët presin të depozitojnë ofertat e tyre për sulmuesin premtues gjatë sezonit 2021/2022.

Megjithëse Inter ka pritshmëri të larta për Satriano-n, po përgatitet edhe për oferta të shumta të cilat nuk do mund t’i rezistojë dot.

Situata ekonomike e turbullt e Inter-it, përbën arsyen kryesore se pse Inter-i mund ta shesë, jo vetëm Satriano-n, por edhe shumë të tjerë. Ose të paktën për sa kohë nuk ka një plan konkret nga pronari kinez, Steven Zhang.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore