Shqipëria

ARRSH: Situatë problematike në aksin Qafë Thanë-Doganë


Përmes një postimi në median sociale “Facebook”, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka bërë me dije mëngjesin e 15 shkurtit se në rajonin jugor reshjet kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit. Në rajonin verior dhe qendror reshjet kanë pushuar.

“Kushtëzuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta, të qarkullohet me goma dimërore ose zinxhirë në orët e paradites”, njofton ARRSH.

RAJONI JUGOR

Vazhdon të jetë problematik segmenti Qafë Thanë-Dogana, për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Në usekët e rrugës kalimi është me një korsi. Vijon puna brenda territorit të doganës për pastrimin dhe kthimin në normalitet.

RAJONI QENDROR

Qarkullohet me zinxhirë në këto akse rrugore: Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë, Kryqëzim Zëmblak-Goricë.

RAJONI VERIOR

Qarkullohet me zinxhirë në këto akse rrugore: Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.

ARRSH-ja i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

“Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës”, sqaron ARRSH-ja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore