Stil

Arritja e ngjyrës më të mirë të flokëve në kushte shtëpie


Lyerja e flokëve nuk është një proces i thjeshtë.

Paçka se të shkuarit në sallon është një ide e mirë për të marrë pikërisht atë që dëshironi për sa i përket modelit dhe ngjyrës së flokëve, takimet mund të jenë të kushtueshme.

Për fat të mirë, ka produkte për lyerjen e flokëve në shtëpi që mund t’ju ndihmojnë të merrni dhe të ruani pamjen që dëshironi.

Për David Richards, e para gjë që duhet të kihet parasysh është specifikimi i qëllimit.

“Nëse keni një qëllim të caktuar dhe realist përpara se të filloni të lyeni flokët, e bën më të lehtë gjetjen e markës dhe teknikës së duhur të ngjyrës për t’ju dhënë rezultatin e dëshiruar”, ka thënë ai.

Kurse Jennifer Korab rekomandon zgjedhjen e një nuance që është afër ngjyrës natyrale të flokëve, e cila është një bast më i sigurt për të shmangur çdo rezultat të padëshiruar.

“Në varësi të gjatësisë dhe trashësisë së flokëve, duhet të siguroheni që të keni mjaftueshëm bojë flokësh. Nëse flokët tuaj janë më të gjatë ose më të trashë, do t’ju rekomandoja të blini dy kuti”, ka thënë Erinn Courtney.

Nga ana tjetër, specialistët rekomandojnë të planifikohet afro dy orë kohë për procesin e lyerjes së flokëve.

Në nisje, flokët duhet të ndahen siç duhet në mënyrë të rregullt dhe të organizuar duke e aplikuar bojën në pjesë.

Po ashtu duhen lexuar udhëzimet, paralajmërimet dhe metodat e aplikimit përpara se të niset procesi. Dhe kjo është një domosdoshmëri, sipas ekspertëve.

Teksa lyerja e flokëve në kushte shtëpie mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të kursyer para, ka raste në të cilat takimi me një profesionist është zgjidhja më e sigurt dhe me kosto efektive në planin afatgjatë.

Veçanërisht korrigjimet e ngjyrës duhet të lihen absolutisht në duart e profesionistë. Ekspertët e theksojnë këtë veçanërisht për ata që kërkojnë të bëjnë një ndryshim drastik – si kalimi nga brune në bjonde.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore