Shqipëria

Arrestohet shitësi i kokainёs nё Tiranё


Njё 40 vjeçar me emrin Rigert Sinani ёshtё vendosur nё pranga. 40 vjeçari posedonte dhe shpёrndante lёndё narkotike nё zonёn e Laprakёs dhe disa zona tё tjera nё Tiranё.

Sipas burimeve tё policisё, specialistët pёr Hetimin e Narkotikёve e kapёn në flagrancё shtetasin me iniciale R.S., banues nё Tiranё. Pas konstatimeve policia kreu arrestimin e tij.

Policia vijoi më tej me kontrollet. Nё automjetin me tё cilin autori qarkullonte, ata sekuestruan 63 doza lёndё narkotike kokainё, njё shumё lekёsh të dyshuara se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, dhe katёr aparate celular.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisё

Finalizohet pas disa javë hetimesh, operacioni policor i koduar “Lapraka”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Rigert Sinani, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në automjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjetën 63 doza lëndë narkotike kokainë, një shumë lekësh që dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike dhe katër aparate celular.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale bashkë me automjetin e autorit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore