Jetesë & Stil

Arrestohet personi që përndoqi Taylor Swift në apartamentin e saj


Këngëtarja e njohur Taylor Swift së fundmi është përballur me një situatë aspak të zakontë. Një burrë është arrestuar teksa po përpiqej të hynte në apartamentin e saj në New Yok.

Një 28-vjeçar i quajtur Patrick Nissen hyri në paradhomën e ndërtesës së apartamentit të këngëtares së njohur para se policia të thirrej në vendngjarje.

Sipas burimeve, burri nga Nebraska u akuzua për shkelje penale të shkallës së dytë. Për fat të mirë, 31-vjeçarja nuk ishte në banesën e saj kur Nissen hyri në ndërtesë.

Një roje sigurie e vuri re dhe thirri policinë pasi ata kuptuan se ai nuk ishte i autorizuar të ishte atje. Pasi mbërriti policia, Nissen thuhet se u tha atyre se ishte i dashuruar me interpretuesen e hitit “Shake It Off”.

Ai gjithashtu thuhet se kishte fotografi të këngëtares në llogarinë e tij në Instagram. Meqenëse ai nuk jeton në New York, thuhet se mori një autobus për të gjetur apartamentin e këngëtares.

Kjo me sa duket nuk është hera e parë që dikush përpiqet të ketë qasje në apartamentin e Taylor Swift-it.

Ndërkaq, rikujtojmë se disa ditë më parë u zbulua sozia e Taylor-it. Përdoruesja e rrjetit social, TikTok, e cila quhet Ashley, është një infermiere që jeton në Nashville, Tennessee dhe nga videot e saj në TikTok vërehet qartë se ka njëngjashmëri tronditëse me super yllin.

Ndërkaq, nëse ju ka shpëtur si lajm këngëtari i njohur kanadez, Ed Sheeran ka zbuluar disa detaje ekskluzive lidhur me miqësinë e tij me Swift.   

Jo vetëm shokë, por edhe kolegë duket se dyshja ka arritur të ketë një marrëdhënie perfekte. Sheeran zbuloi se ata ndonjëherë bëjnë krahasime të notave te këngët e tyre.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore