Shqipëria

Arrestohet ish-zyrtari i lartë i FBI-së, akuzohet për lidhje me oligarkun rus dhe korrupsionin me inteligjencën shqiptare


Ish-drejtori i kundërzbulimit të FBI-së në New York City, Charles McGonigal, është akuzuar se ka punuar me një oligark rus të sanksionuar pasi ai doli në pension dhe ka fshehur qindra mijëra dollarë që mori nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare, ndërsa ai ishte një zyrtar i lartë në byro.

Veterani 22-vjeçar i FBI-së arrestua të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy kur kthehej nga udhëtimi ndërkombëtar.

Kështu të paktën citon “CNN”.

Akuzat, të shpallura nga zyrat e avokatëve amerikanë në Distriktin Jugor të New Yorkut dhe Washington, DC, shënojnë një rënie dramatike për McGonigal, i cili ka dorëzuar pasaportën e tij dhe aktualisht është i ndaluar nga çdo udhëtim ndërkombëtar.

Ai u deklarua i pafajshëm nëpërmjet avokatit të tij në seancën gjyqësore, ku u akuzua në lidhje me shkeljen e sanksioneve amerikane, komplot dhe pastrim parash.

Prokurorët pretendojnë se McGonigal dhe Sergey Shestakov, një ish-diplomat rus, i cili së fundmi ka punuar si përkthyes në gjykatat federale të Neë Yorkut në Manhattan dhe Brooklyn, kanë shkelur sanksionet e SHBA-ve.

Në Washington, McGonigal akuzohet për fshehjen e lidhjeve që kishte me personin që dekada më parë ka punuar për një agjenci të inteligjencës shqiptare, duke përfshirë marrjen e 225 mijë dollarëve në pagesa.

Ish-drejtori i kundërzbulimit të FBI-së nën shqyrtim për lidhjet me qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore