Lajme

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Yekaterinburg-ut, një nga kritikët e Putin-it


Ish-kryetar i bashkisë së qytetit të Yekaterinburg-ut, Yevgeny Roizman, një kritik i presidentit rus Vladimir Putin dhe i Kremlinit, është vënë në pranga nga policia ruse.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Yulia Kruteyeva, teksa ka shpjeguar se Roizman akuzohej se kishte ripublikuar një koment të liderit të burgosur të opozitës, Alexey Navalny, në rrjetin social rus Vkontakte.

Megjithatë, Kruteyeva ka saktësuar se Roizman nuk ka një llogari në VKontakte dhe se ripostimi i komentit të Navalny-t mund të ishte bërë nga një grup me emrin e tij me të cilin ai “nuk ka lidhje”.

Edhe avokati i tij, Vladislav Idamzhapov, ka konfirmuar arrestimin dhe arsyet e tij, duke shtuar se Roizman “kurrë nuk ka pasur një faqe personale në VKontakte, nuk e ka përdorur kurrë këtë rrjet social”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore